Futboll

Oviedo kthehet në La Liga pas 24 vjetësh

Real Oviedo

Real Oviedo kthehet në La Liga të Spanjës, 24 vjet pasi ishte larguar nga elita spanjolle e futbollit. Dhe figura kryesore e këtij suksesi është veterani Santi Cazorla.

Real Oviedo të shtunën mbrëma e fitoi ndeshjen e dytë të plejofit të kategorisë së dytë spanjolle. Fitoi 3:1 ndaj Mirandes, pas vazhdimeve, dhe bëri vend në La Liga. Ndeshjen e parë e kishte fituar CD Mirandes me rezultatin 1:0.

40-vjeçari Santi Cazorla është yll i Oviedos. 

Para Oviedos, La Ligan e kanë siguruar edhe Levante dhe Elche.