Qatip Osmani nuk është më trajner i Malishevës. Osmani ka ofruar dorëheqje pas humbjes 5:0 nga Ballkani, ndërsa ajo është pranuar nga kryesia e klubit.
Malisheva të martën pësoi në shtëpi nga Ballkani. Asistenët e Osmanit, Bashkim Livoreka dhe Liridon Kukaj, po ashtu janë larguar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMalisheva ka njoftuar se është duke punuar për të caktuar kryetrajnerin e ri.
Osmani është nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ka karrierë shumë të suksesshme në këtë vend si trajner. E ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës në shumë etapa, ndërsa ishte edhe në krye të Renovës e Strugës. E ka drejtuar edhe Vllazninë e Shkodrës.
Në Kosovë punoi për herë të parë.