Portieri Andre Onana të enjten do të udhëtojë për në Turqi për ta finalizuar transferimin te skuadra e Trabzonsporit.
Onana do të huazohet për një vit te Trabzonspori nga Manchester Unitedi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo të enjten, Onana do t’i kryej testet mjekësore dhe më pas do të bëhet zyrtarizimi.
Në klubin turk, portieri nga Kameruni do të ketë pagë më të lartë se që e ka aktualisht tek Unitedi.
Trabzonspori nuk do ta ketë opsionin e blerjes të kartonit të portierit shtatlartë.
29-vjeçari me Unitedin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Onana, gjigantit anglez iu bashkua në vitin 2023 nga Interi për 50 milionë euro. Ka 102 ndeshje të zhvilluara.
Si portier është zhvilluar te Barcelona ndërsa ka luajtur edhe për Ajaxin. Tek Unitedi kritikohet vazhdimisht për paraqitjet.