Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Olympiacosi eliminon Aston Villan, avancon në finale

Olympiacos

Foto: Associated Press

Aston Villa është eliminuar nga Liga e Konferencës.  Aston Villa humbi me rezultatin 2:0 të enjten mbrëma edhe në ndeshjen kthyese në Greqi nga Olympiacosi që ka avancuar në finale të garës së tretë të UEFA-s për nga niveli. 

Pas fitores në ndeshjen e parë 4:2 në “Villa Park”, Olympiacosi e kishte thuajse të sigurt kalimin tutje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aston Villa pritej që të reagonte në duelin e dytë, por pësoi disfatë tjetër. 

Marokeni Ayoub El Kaabi i shënoi të dy golat për vendësit , që në finale do të luajnë kundër Fiorentinas që të mërkurën e eliminoi Club Bruggen. 

El Kaabi shënoi në minutën e 10-të dhe të 79-të.  Finalja Fiorentina – Olympiacos do të luhet më 29 maj në Athinë.