Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ferizaj fiton një pikë me gol të 112-të

Ferizaj

Në minutën e 111-të Ferizaj fitoi penallti ndaj Gjilanit. Në minutën e 112-të, Erion Sadriu humbi penallti. Portieri Agron Koloja, priti gjuajtjen e Sadriut. Topi i pritur nga portieri i Gjilanit, Kolaj, përfundoi sërish në këmbët e lojtarëve të Ferizajt. Në aksionin e zgjatur, Ferizaj arriti të shënoj golin nëpërmjet Benato Bekima Claude.

Bekima shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 113-të të ndeshjes që u zhvillua të dielën në fushën me bari artificial në Gjilan, në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ferizaj realizoi gol edhe në minutën e 68-të. Por pas rishikimit të situatës me VAR, goli i Betim Haxhimusës u anulua.

Tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt prej 90 minutave, Gjilani shënoi gol.

Për 1:0 realizoi me kokë Senad Jaroviq. Por Ferizaj arriti t’i barazojë shifrat me golin e realizuar me kokë nga Bekima.

Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit me 34 pikë, kurse Gjilani në vendin e pestë me 45 pikë.


Gjilani në epërsi ndaj Ferizajt

Senad Jaroviq ka kaluar Gjilanin në epërsi ndaj Ferizajt. 

Sulmuesi shtatlartë shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 82-të.

Ai realizoi me kokë.


Nuk shënohen gola as në Gjilan

Nuk ka pasur gola në Gjilan në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Ferizajt.

Gjilani është duke luftuar për një vend që dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës, ndërsa Ferizaj që është finalist i Kupës së Kosovës, garon për mbetje në Superligë.

Ky ballafaqim po luhet në terrenin me bar sintetik në Gjilan dhe i takon xhiros së 32-të.