Kosovare Asllani vazhdon të jetë shumë e rëndësishme për përfaqësuesen e Suedisë në futboll.
Të premten mbrëma Kosovarja ishte kapitene e Suedisë në fitoren e vështirë ndaj Italisë. Për mesfushoren 35-vjeçare ishte ndeshja e 195-të për Suedinë. Asnjë futbollist shqiptar nuk është as afër kësaj shifre të ndeshjeve ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe në ndeshjen e 195-të, Kosovarja ka shënuar gol. Është goli i saj i 48-të me Suedinë.
Suedia arriti fitore 3:2 ndaj Italisë në Solna. Ndeshja ishte e vlefshme për Ligën A të Ligës së Kombeve. Suedia është në Grupin 4, ndërsa udhëheq me shtatë pikë nga tri ndeshje.
Në ndeshjen ndaj Italisë, Asllani shënoi në minutën e 56-të për 1:1. Italia realizoi për 1:0 që në minutën e parë të ndeshjes. Emma Severini ishte realizatore. Me golin e Filipa Angeldahl në minutën e 75-të, Suedia kaloi në epërsi 2:1. Por dhjetë minuta më pas për 2:2 realizoi Michela Cambiaghi. Ndërkohë Fridolina Rolfo e shënoi golin e fitores për Suedinë në minutën e 95-të. Ajo ishte e saktë nga pika e bardhë.
Asllani luajti deri në minutën e 73-të. Ajo aktualisht është pjesë e skuadrës angleze London City Lionesses.