Futboll

Nuk ndalet Haaland, dy gola të tjerë në fitoren e re të Cityt

Erling Haaland

Erling Haaland nuk ndalet. E bashkë me të as Manchester City.

Sulmuesi norvegjez të dielën i shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Manchester Cityt ndaj Crystal Palace.
Ndeshja në të cilën Palace ishte vendas, i takoi xhiros së 16-të të Premier Leagues. 

Haalandi shënoi për 1:0 në minutën e 41-të. Phil Foden shtoi gol tjetër për skuadrën e Pep Guardiolas në minutën e 69-të. Ndërkohë Haalandi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 88-të për 3:0.
Me fitore Manchester City është në vendin e dytë me 34 pikë. Palace i ka 26 në vendin e pestë.
Haaland i ka 17 gola e tri asistime këtë edicion në Premier League. I ka edhe gjashtë gola në Champions. 25-vjeçari nuk po ndalet duke shënuar gola.