Pas fitores në “Champions” në mesjavë, Interi, e ka vazhduar formën e mirë edhe në Serie A. Interi të mërkurën në “Allianz Arena” e fitoi çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munchenit. Skuadra e drejtuar nga trajneri, Simone Inzaghi, fitoi edhe të shtunën mbrëma në kuadër të javës së 32-të të elitës së futbollit italian.
Interi në shtëpi e mposhti Cagliarin me rezultatin, 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarko Arnautoviq i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 13-të. Lautaro Martinez e dyfishoi rezultatin në minutën e 26-të. Mysafirët shifrat i ngushtuan në minutën e 48-të me golin që e realizoi Roberto Piccoli. Shtatë minuta më pas, Yann Bisseck, e realizoi golin përfundimtar për 3:1.
Tek Interi nga minuta e 84-t në lojë u inkuadrua Kristjan Asllani.
Ndërkohë te Cagliari në bankën e rezervistëve ishte portieri Alen Sherri.
Interi vazhdon të jetë lider me 71 pikë.
Cagliari ka 30 pikë në vendin e 15-të.