Pas largimit të trajnerit Fabio Ingolitsch, Altachu ende nuk ka prezantuar trajner të ri. Stërvitjen e parë këtë vit e udhëhoqi ish-sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, i cili ishte asistent i Ingolitschit. Ai javën e kaluar u emërua trajner i Sturm Grazit.
“Sky” ka raportuar të mërkurën se Nuhiu është opsion për ta drejtuar Altachun si trajner i parë.
Më herët në mediumet austriake u raportua se Ingolitsch do ta marrë me vete në Graz si ndihmës Nuhiun.
Nuhiu si lojtar luajti 90 ndeshje për Altachun, duke shënuar 20 gola. Ai u emërua ndihmëstrjaner më 30 shtator të vitit 2024 dhe aktualisht është duke përfunduar kursin për t’u pajisur me licencën “UEFA Pro”. Ky kualifikim do t’i mundësonte të drejtonte klub në Bundesligën e Austrisë.
Ai po ashtu është ndihmës i përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda.