Futboll

Nottnghami e nis me fitore edicionin e ri

Nottingham Forest

Nottingham Forestit i kanë mjaftuar tre golat e shënuar në pjesën e parë për ta nisur me fitore edicionin 2025/26 në Premier League. 

Nottinghami të dielën pasdite fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Brentfordit. Të tre golat vendësit i realizuan në pjesën e parë. 

Chris Wood e shënoi golin e parë në minutën e pestë. Për 2:0 realizoi Dan Ndoye në minutën e 42-të.
Wood e realizoi edhe golin e tretë për Nottinghamin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. 
Ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Igor Thiago nga penalltia në minutën e 78-të. 

Nottinghami e fiton për herë të parë ndeshjen hapëse të Premier Leagues që nga edicioni 2017/18.