Nottingham Foresti do të udhëtojë në “Villa Park” javën tjetër me epërsi të një goli.
Nottinghami e mposhti Aston Villan të enjten mbrëma 1:0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Chris Wood e shënoi golin e vetëm në ndeshje nga penalltia, në minutën e 71-të.
Edhe Braga e fitoi ndeshjen tjetër gjysmëfinale. Braga shënoi fitore dramatike ndaj Freiburgut, 2:1, me gol të minutës së dytë shtesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Bragan në minutën e tetë shënoi Demir Ege Tiknaz, ndërsa Vincenzo Grifo i barazoi shifrat tetë minuta më vonë. Rodrigo Zalazar i vendësve e humbi penalltinë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, para se Mario Dorgeles të realizonte në minutën e 92-të për fitoren e madhe.
Finalja e Ligës së Evropës do të luhet më 20 maj në Stamboll, në stadiumin e Beshiktashit.