Nottingham Foresti ka bërë hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Nottinghami të dielën pasdite e mposhti West Ham Unitedin në udhëtim me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi xhiros së parafundit të Premier Leagues.
Nottinghami me këtë fitore ka 65 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë. 65 pikë i ka edhe Manchester City një pozitë më lartë. Pozita e gjashtë dërgon në Ligën e Evropës kurse pozita e shtatë i siguron kualifikimet për në Ligën e Konferencës. Pesë pozitat e parë dërgojnë në “Champions”. Lider është Liverpooli me 83 pikë që tashmë e ka siguruar titullin e kampionit. Në vendin e dytë është Arsenali me 68 pikë.
Dy pikë më pak i kanë Newcastle Unitedi në vendin e tretë, Chelsea në të katërtin dhe Aston Villa në të pestin. Xhiroja e fundit do të përcaktojë gjithçka.
Golat për Nottinghamin i realizuan Morgan Gibbs-White dhe Nikola Milenkoviq.
Ndërkohë golin e vetëm për West Hamin e shënoi Jarrod Bowen.
Nottinghami në ndeshjen e fundit të kampionatit do të takohet me Chelsean.