Me fitoren 2:1 ndaj Finlandës, futbollistet e Norvegjisë kanë siguruar kalimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zvicër. Ndeshja Norvegji – Finlandë u zhvillua të dielën në Sion dhe i takoi grupit A.
Norvegjia ka dy fitore, kurse Finlanda një.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër finlandezet ndeshja nisi keq. Eva Nystroem shënoi autogol në minutën e tretë. Por në minutën e 32-të Finlanda barazoi rezultatin. Golin për 1:1 e shënoi Oona Sevenius, kurse gjashtë minuta para fundit të ndeshjes, norvegjezet shënuan golin e fitores. Caroline Graham Hansen ia siguroi fitoren dhe kalimin në çerekfinale përfaqësueses norvegjeze.
Ndeshjen e fundit norvegjezet e kanë të enjten ndaj Islandës. Finlanda luan kundër Zvicrës po ashtu të enjten. Kalimin në çerekfinale e siguron edhe vendi i dytë.