Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Një tjetër talent shqiptar do të largohet nga Baseli

Dardan Destani

Ditë më parë u raportua se futbollisti i talentuar shqiptar, Demir Xhemalija, nuk pritet të luajë më për skuadrën e Baselit.

Të hënën mediumi zviceran “4-4-2”, ka shkruar se Baselit do t’i largohet një tjetër talent shqiptar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet fjalë për Dardan Destanin. 

18-vjeçari Destani luan për grupmoshën U19 të Baselit. Ai është paraqitur edhe për grupmoshat U15, U16 dhe U17. 

Sulmuesi i krahut të majtë ka lindur në Zvicër dhe ka prejardhje nga Kosova. 

Ai së shpejti pritet që të nënshkruajë kontratë me Grasshopperin. Mësohet se gjatë dy javëve të fundit, Destani ka stërvitur me grupmoshën U21 të Grasshopperit. 

Sulmuesi i talentuar ka tri paraqitje për Kosovën U19. Më herët u paraqit për Zvicrën U16.