Futboll

Një tjetër reprezentues i Kosovës te Polissya ukrainase

ilir krasniqi

Pas Lindon Emërllahut, një tjetër reprezentues i Kosovës do të përfundojë te skuadra ukrainase, Polissya Zhytomyr.

Mediat ukrainase e bëjnë punë të kryer kalimin e mbrojtësit Ilir Krasniqi te Polissya nga skuadra tjetër ukrainase, Kolos Kovalivka.

Ai do të prezantohet së shpejti. Më herët ka pasur raportime që transferimi i Krasniqit do të kushtojë dy milionë euro.

Emërllahu të enjten është prezantuar zyrtarisht te Polissya Zhytomyr.

Është transferuar nga Cluji rumun.