Mbrojtësi Arian Kabashi është prezantuar të enjten te skuadra elitare e Rumanisë, FK Csikszereda. Te skuadra rumune presin të përfitojnë nga përvoja e Kabashit.
29-vjeçari kaloi te Csikszereda nga skuadra bullgare, Botev Vratsa.
“Qendërmbrojtësi 29-vjeçar i lindur në Zvicër, i cili mban edhe shtetësi të Kosovës, luajti për Botev Vraca në vitin 2025, ku shënoi një gol dhe dha katër asistime në 33 paraqitje në ligë. Kabashi, i cili u rrit si lojtar në Sion, më parë luajti për Sierre dhe Martigny-Sports në Zvicër, si dhe për Lahti FC dhe Ekenas në Finlandë, dhe ka luajtur tetë ndeshje për ekipin U21 të Kosovës”, shkruan në njoftimin e klubit rumun.
FK Csikszereda zë vendin e 14-të me 16 pikë. Është në garë për t’i shpëtuar rënies nga Superliga e Rumanisë.
Kabashi nuk është shqiptari i vetëm që do të paraqitet në Ruamni.
Në klube të ndryshme rumune luajnë disa lojtarë shqiptarë.
Edhe më herët me shumë sukses janë paraqitur Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Lindon Emërllahu dhe disa të tjerë. Nga klubi rumun Cluji, shpejtë pritet të bëjë hap para në karrierë edhe Meriton Korenica.