Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Një tjetër futbollist nga Kosova kalon në Rumani

Leard Sadriu

Mbrojtësi nga Kosova, Leard Sadriu, ka kompletuar kalimin te skuadra rumune, Arges. Te klubi, që edicionin e ardhshëm do të paraqitet në elitën e futbollit rumun, i kanë uruar mirëseardhje qendërmbrojtësit 24-vjeçar. Ai iu bashkua klubit rumun si lojtar i lirë. Së fundi ka luajtur për shkuarën e Muras në Slloveni. Argesi në Supeligë është ngritur si kampion i Ligës së Parë të Rumanisë.

Sadriu ftohet herë pas here edhe të Kosova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte në bankën e rezervistëve në ndeshjen e 15 nëntorit të vitit të kaluar, të cilën Kosova e zhvilloi në Bukuresht kundër Rumanisë. Ajo ndeshje ishte ndërprerë në minutat e fundit.

Sadriu ka një ndeshje të zhvilluar me fanellën e “Dardanëve”. Luajti në miqësoren 2:2 kundër Armenisë në vitin 2022.

Ai karrierë ka bërë edhe te Ferizaj, Shkëndija e Tetovës dhe Skënderbeu i Korçës.