Zinedine Zidane konsiderohet pasardhësi i Didier Deschampsit si selektor i Francës. Megjithatë, një telefonatë nga Real Madridi mund t’ia ndryshojë në mënyrë drastike planet.
Real Madridi emëroi Xabi Alonson si trajner në verë. Megjithatë, sipas raportimeve të mediave spanjolle, puna e tij nuk është pa kritika.
Rezultatet e fundit nuk flasin në favor të Alonsos. Reali pati tri barazime rresht në La liga dhe ka humbur kryesimin në renditje.
Mbetet e pasigurt pozita e Alonsos te Reali.
Nëse Alonso largohet, Zidane konsiderohet pasardhës i tij.