Futboll

Një pjesë për Gjimshitin në fitoren e Atalantas

Gjimshiti

Mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti, luajti vetëm 45 minutat e pjesës së parë të ndeshjes kundër Parmas.

Atalanta e fitoi 4:0 ndeshjen e javës së 22-të të Serie A.

Gianluca Scamacca në minutën e 15-të nga penalltia, Marten de Roon në minutën e 24-t, Giacomo Raspadori në minutën e 73-të dhe Nikola Krstoviq në minutën e 92-të i shënuan golat për Atalantan.

Atalanta është e shtata me 35 pikë.