Futboll

Një “Pirat” në mesin e hijeve

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi vazhdon formën e tij të shkëlqyer dhe vazhdon të ngjitet në renditjet e librave të historisë së Mallorcas, megjithëse asnjë nga golat e tij këtë edicion nuk është shpërblyer për ekipin

(Ultima Hora) - Një nga pikat e pakta të ndritshme në dhomën e zhveshjes së Mallorcas vjen nga këpucët e Vedat Muriqit. 

Sulmuesi kosovar, përveç shënimit në “Cornella” dhe duke e bërë këtë dy herë, është ndër golashënuesit më të mirë në La Liga pas muajit të parë të garës dhe vazhdon të ngjitet në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të klubit. 

Problemi i vetëm është se golat e tij, ndryshe nga sezonet e kaluara, tani nuk sjellin asnjë lloj shpërblimi për ekipin. 

“Pirati”, i tejkaluar vetëm nga Kylian Mbappe i Real Madridit në listën e golashënuesve të La Ligas dhe në barazim sa u përket golave me Buchanan e Villarrealit, Raphinhan e Barcelonës, Pere Millan e Espanyolit, Adrian Lison e  Getafes dhe Rafa Mirin e Elches, ka shënuar po aq gola në katër javë sa shënoi në të gjithë gjysmën e parë të edicionit të kaluar dhe i ka synimet e mprehta, siç e demonstroi gjatë pushimit me ekipin e Kosovës. 

Golat e tij për Mallorcën kanë rezultuar të “pafrytshëm”, por ai veproi përsëri si lider në sulm në dy ndeshjet e fundit për të motivuar shokët e tij të ekipit. Së pari, duke heshtur Real Madridin në “Bernabeu”, dhe më pas duke barazuar rezultatin me dy gola ndaj Espanyolit, që më pas shënoi tjetër gol për ta fituar ndeshjen.

Tre golat, që numri 7 i ka shënuar, nuk e kanë ndihmuar Mallorcën të shtojë pikë në bilancin e ekipit. Por golat kanë ndryshuar peizazhin e listës së nderit, që nxjerr në pah sulmuesit më të mirë që klubi ka pasur ndonjëherë në radhët e tij. 

Muriqi ka 37 gola për Mallorcan në La Liga pas 112 ndeshjeve. Victor Casadesus kishte shënuar 37 gola në 197 ndeshje për Mallorcan. Muriqi tani ka vetëm dy lojtarë të tjerë para me më shumë gola - Juan Fernando Arangon dhe Samuel Eto'on. 

Me kontratë të rinovuar këtë verë, e të vlefshme deri në vitin 2029, ai do të ketë shumë hapësirë në sulm për t’i kaluar ata sa i përket realizimit të golave.

Muriqi barazoi Victor Casadesus në kurriz të ekipit të preferuar, pasi ai “mpreh dhëmbët” e tij sa herë që Mallorca takohet me Espanyolin. 

Përballjet e tij kundër Espanyolit shënojnë mesatarisht një gol për ndeshje. I ka shënuar plot pesë gola. Por ka shënuar më shumë kundër Rayo Vallecanos  - 6 nga tetë ndeshje. 

Tani është Mallorca ajo që ka nevojë për t’i shpëtuar gropës në të cilën ka rënë. Dhe golat e Muriqit janë të domosdoshëm.