Presidenti i Clujit, Iuliu Muresan, ka thënë se skautë të një klubi të kampionatit MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë përcjellë nga afër Lindon Emërllahun. Ai ka thënë se Emërllahu ishte përcjellë nga afër në ndeshjen që Cluji e fitoi 3:0 ndaj Rapid Bukureshtit.
Emërllahu lëshoi fushën i lënduar në minutën e 81-të. Por nuk ka raportime për ndonjë lëndim të rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në ndeshjen kundër Rapidit kishte vëzhgues nga MLS. Dhe ata vunë re dy lojtarë. Louis Munteanun dhe sigurisht Emërllahun. Nuk e di se për cilën skuadër bëhet fjalë, por gjithsesi, ishte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Muresan.
Cluji ka refuzuar ofertën e FCSB-së, ndërsa synon ta shesë Emërllahun për 1.5 milionë euro.
Mesfushori i Kosovës është prej lojtarëve kyç te Cluji.
22-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy herë në 14 ndeshje në Superligën rumune të futbollit.