Mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, mund ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Iranit.
Interesim për futbollistin e Alanyasporit ka shprehur skuadra nga Teherani, Persepolis, ka raportuar “tasnimnews.com” të mërkurën.
Mbrojtësi i Kosovës me skuadrën elitare të Turqisë ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.
30-vjeçari iu bashkua Alanyasporit në verën e vitit 2023 nga Kasimpasha. Ka luajtur edhe në Angli, Gjermani dhe Zvicër.
Hadërgjonaj ftohet rregullisht te Kosova. Për “Dardanët” ka shënuar një gol në 34 ndeshje nga viti 2019.