Futboll

Një ekip i Bundesligës e dëshiron Ramajn

Diant Ramaj

Heidenheimi dëshiron ta përforcojë portën dhe për synim e ka portierin e Dortmundit, Diant Ramaj. 

“Sky Sport” i Austrisë ka shkruar të dielën se skuadra që e siguroi elitën gjermane falë barazhit të fituar ndaj Elversbergut, dëshiron ta afrojë Ramajn në formë huazimi. 

Ka pasur bisedime të avancuara mes klubit dhe Ramajt, ka shkruar tutje mediumi austriak. 

Për Ramajn do të ishte rikthim te skuadra e Heidenheimit, ekip për të cilin luajti prej vitit 2018 deri në vitin 2021. 

Ramaj kërkohet edhe nga skuadra jashtë Gjermanisë. 

Ai iu bashkua Dortmundit nga Ajaxi në janar këtij viti për pesë milionë euro dhe menjëherë iu bashkua në huazim Copenhagenit danez. 

Me Copenhagenin e fitoi titullin dhe Kupën e Danimarkës.