Vushtrria e ka fituar barazhin e Ligës së Parë me Lirinë e Prizrenit.
Të shtunën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Vushtrria fitoi 3:1 përballë Lirisë së Prizrenit.
Tani do të nisë përgatitjet për ndeshjen vendimtare, barazhin me skuadrën e Superligës, e cila ende nuk është vendosur se kush do të jetë.
Liria e nisi mirë ndeshjen dhe realizoi me Dijar Nikqin në minutën e 10-të.
Shifrat në 1:1 i barazoi Daut Maxhuni, në minutën e 36-të.
Në minutën e 55-të, Theophilus Solomon e kaloi në epërsi Vushtrrinë, pasi ishte i saktë nga penalltia.
Gol për Vushtrrinë në minutën e dhjetë të kohës shtesë shënoi edhe Urim Statovci. Goli u pranua pas rishikimit të situatës në VAR.
Liria ishte në vendin e dytë të Grupit A të Ligës së Parë, ndërsa Vushtrria e dyta në Grupin B.
Drenica dhe Prishtina e Re e siguruan promovimin direkt në Superligë.
Vushtrria në ndeshjen e barazhit për ngjitje në Superligë do ta luajë ndaj Llapit apo Suharekës.
Llapi është në pozitën e barazhit aktualisht, të tetën, me 44 pikë.
Dy pikë më pak i ka Suhareka në vendin e nëntë.
Feronikeli 74 do të bëj gara në Ligën e Parë në edicionin e ardhshëm.
Nis pjesa e dytë e barazhit të Ligës së Parë, baras në Klinë
Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ka nisur pjesa e dytë e barazhit të Ligës së Parë mes Vushtrrisë dhe Lirisë.
Rezultati është i barabartë, 1:1.
Dijar Nikqi shënoi në minutën e 10-të për Lirinë, kurse Daut Maxhuni i barazoi shifrat për Vushtrrinë në minutën e 36-të.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë ndaj vendit të tetë të Superligës.
Llapi dhe Suhareka po luftojnë për atë pozitë.
Llapi është i teti aktualisht me 44 pikë, ndërsa Suhareka ka dy pikë më pak.