Përfaqësuesja e Nigerisë ka shënuar fitore 2:1 ndaj Tanzanisë të martën mbrëma.
Ndeshja i takoi Grupit C dhe ishte e vlefshme për Kupën e Afrikës.
Semi Ajayi e kaloi në epërsi Nigerinë në minutën e 36-të.
Tanzania i barazoi shifrat në minutën e 50-të me golin që e shënoi Charles M'Mombëa.
Nigeria reagoi shpejtë dhe dy minuta më pas, Ademola Lookman, e realizoi golin e fitores, 2:1.
Nigerisë iu anulua edhe një gol i Victor Osimhenit në minutën e 47-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Në Grupin C janë edhe Tunizia dhe Uganda.