Xherdan Shaqiri është futbollisti që më së shpejti ka humbur tri penallti rresht në Superligën e Zvicrës.
Dështoi më 9 nëntor ndaj Luganos, më 30 nëntor ndaj St. Gallenit dhe të mërkurën më 17 dhjetor ndaj Luzernit.
Përveç Shaqirit nga tri penallti rresht kanë humbur edhe shtatë futbollistë të tjerë.
Armin Scheurer, Alfred Bickel, Eugen Meier, Carlitos, Raphael Nuzzolo, Antonio Marchesano dhe Lukas Gortler. Gortler, përveç Shaqirit, është i vetmi që ende luan në elitën e futbollit zviceran.
Me St. Gallenin, të tria penalltitë i kishte shënuar ndaj Amir Shaipit, portierit të Kosovës. Por më pas kishte tri penallti rresht që nuk i realizoi.