Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nga më i miri në ligë, në stol – rënia misterioze e formës së Fodenit

Phil Foden

Çka po ndodh me Phil Fodenin?

Futbollisti i Manchester Cityt ka startuar vetëm në katër prej 12 ndeshjeve të fundit të Manchester Cityt, kurse të mërkurën qëndroi në stol në humbjen 3:0 nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve. Ai ka luajtur vetëm 182 minuta në Premier League në gjashtë ndeshjet e fundit kampionale të Cityt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri i Manchester Cityt ka preferuar transferimet e fundit, Antoine Semenyon, Rayan Cherkin dhe tani edhe Savinhon.

Anglezi 25-vjeçar nuk ka shënuar gol që nga 14 dhjetori, kur i dha fund serisë prej gjashtë golave në pesë ndeshje.

A mund të kthehet Foden në atë nivel? A do ta ketë rastin ai? Dhe çka do të thotë gjendja aktuale pak muaj para Botërorit?

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, mendon se ndryshimi taktik i Guardiolas është arsye për mungesën e hapësirës për yllin anglez. Rooney thotë se City nuk po luan nga “krahu në krah, përmes linjave dhe duke e mbajtur topin për kohë të gjatë”. 

“Është bërë ekip më dinamik me Semenyon dhe Cherkin. Ata janë pak më dinamikë se Fodeni”, ka shpjeguar Rooney.

“Loja duket kohë pas kohe më shumë fizike, më shumë direkte kur skuadra e ka topin. Ndoshta kjo nuk i përshtatet Philit aq sa lojtarëve të tjerë”.

Semenyo u transferua nga Bournemouthi në janar dhe sulmuesi i krahut luajti thuajse gjithë kohën në Premier League.

Semenyo, Cherki dhe Nico O’Reilly kanë shënuar së bashku 17 gola që prej golit të fundit të Fodenit.

Në ndeshjen e fundit në të cilën startoi, Fodeni është kritikuar që nuk ia doli ta mbulojë Elliot Andersonin gjatë ndërtimit të aksionit që solli golin e barazimit 2:2 të Nottingham Forestit. Ai barazim bëri që gjasat e Cityt për titull të zvogëlohen.

Ai u zëvendësua 65 sekonda më pas.

Foden ka më pak gola e asistime se në dy edicionet e kaluara. Forma e tij ndihmoi Cityn të fitojë tre trofe gjatë edicionit 2022/2023. Një edicion më pas u shpall më i miri sipas zgjedhjes së lojtarëve. I shënoi 19 gola dhe i bëri tetë asistime, ndërsa City e fitoi titullin e katërt rresht.

Foden, që ka fituar 17 trofe me klubin gjatë tetë vjetëve te Manchester City, ka vuajtur për t’u kthyer në ato nivele.

Kjo rënie do të thotë se vendi i tij tek Anglia rrezikohet. Përzgjedhësi Thomas Tuchel do ta publikojë listën e re të Anglisë të shtunën. Ai u ftua për ndeshjet e kaluara të Anglisë, ndërsa luajti si zëvendësues ndaj Serbisë në nëntor.

Në fund të vitit 2025, Guardiola e modifikoi sistemin e tij duke e lëvizur Fodenin nga pjesa qendrore e mesfushës në sulmues të dytë.

“Kur luajti pranë Erling Haalandit, Phili ishte lojtari më i mirë në Premier League”, tha Guardiola.

Kjo funksionoi për një kohë. Por jo në javët e fundit.

Jack Grealish, Kyle Walker, Joe Hart, Joao Cancelo janë në listën e gjatë të lojtarëve që papritur mbetën në hije dhe më pas u shitën apo u huazuan nga Guardiola. Foden mund të shtohet në këtë listë.