Futboll

Neymari rezulton pozitiv për Covid-19

Neymar

Ylli i futbollit brazilian, Neymar Junior, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Kështu ka raportuar të dielën “Reuters”. Neymari të enjten filloi të shfaqte simptoma dhe i ndërpreu menjëherë aktivitetet me klubin. Testet mjekësore më pas e konfirmuan se Neymari ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Skuadra ku luan Neymari, Santos nuk ka bërë të ditur ende se kur 33-vjeçari do të kthehet në fushë. Ish-yllit të Barcelonës dhe PSG-së me klubin brazilian Santos i përfundon kontrata në fund të këtij muaji.

Neymari nuk ka vendosur ende se ku do ta zhvillojë karrierën. Te Santosi sulmuesi i njohur u transferua në fillim të këtij viti. Ai me Santosin këtë edicion ka luajtur në 14 ndeshje. Braziliani ka kontribuar me tri gola dhe tri asistime. Neymari në të kaluarën ka luajtur edhe për Al-Hilalin.