Newcastle Unitedi do të jetë pa qendërmbrojtësin Sven Botman për tetë javë për shkak të një tjetër lëndimi në gju, ka thënë trajneri Eddie Howe të premten, shkruan “BBC”.
25-vjeçari Botman u kthye në janar pas mungesës prej 10 muajsh shkaku i shqyerjes së ligamentit kryqëzor të gjurit në mars të vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor ai tani ka pësuar lëndim në gjurin tjetër.
Holandezi i ka luajtur vetëm pesë ndeshje këtë edicion.
Ka munguar në pesë duelet e fundit për skuadrën “bardhezi”.
Për shkak të problemit në gju, ai duhet të operohet.
Botmani i bashkohet mbrojtësit Lewis Hall dhe sulmuesit Anthony Gordon në listën e mungesave që do t’i ketë trajneri Howe për finalen e Kupës EFL ndaj Liverpoolit më 16 mars.