Skuadra që dëshiron ta transferojë mesfushorin e Newcastle Unitedit, Sandro Tonali, duhet të paguaj 115 milionë euro.
“Fotball Italia” ka raportuar të shtunën se Newcastle po kërkon 115 milionë euro për ta lënë të lirë Tonalin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori me tipare defensive është shumë i rëndësishëm për klubin anglez.
Për Tonalin kanë shprehur interesim disa skuadra si Manchester United, Arsenali e Manchester City.
Unitedi shihet si favoriti kryesor për transferimin e Tonalit.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë rreth 80 milionë euro për mesfushorin italian.
26-vjeçari Tonali pjesë e Newcastlet është nga viti 2023 kur u transferua nga Milani për 60 milionë euro. Kontrata i përfundon në vitin 2028.
Ai me Newcastlen ka zhvilluar 110 ndeshje, duke kontribuar me dhjetë gola dhe dhjetë asistime.