Futboll

Newcastle merr pikë për të mbetur në zonën e Championsit

Newcastle United

Newcastle Unitedi ka marrë një pikë të rëndësishme në udhëtim te Brightoni të dielën, në ndeshjen e xhiros së 35-të.

Pika e fituar në udhëtim te Brightoni pas barazimit 1:1, ka bërë që Newcastle të mbetet në vendin e katërt me 63 pikë.

Newcastle është kandidat i fortë që në edicionin tjetër të luajë në Champions.

Ndaj ish-skuadrës në minutën e 28-të shënoi Yankuba Minteh për epërsinë e vendësve.

Por sulmuesi Alexander Isak realizoi për 1:1 nga penalltia një minutë para fundit.

Brajan Gruda te Brightoni u inkuadrua në minutën e 94-t.

Brightoni me 52 pikë mbetet në pozitën e 10-të. Po kaq pikë ka edhe Brentfordi në pozitën e nëntë.