Bayern Munichu duhet të vazhdojë edhe për disa ndeshje pa portierin Manuel Neuer.
Ende nuk dihet se për sa kohë do të mbetet jashtë fushës kapiteni Neuer, por ai tash e disa javë është duke vuajtur nga lëndimi në pulpë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këto janë lëndime të ndjeshme. Nuk ka rëndësi a janë serioze, por u duhet kohë për t’u shëruar. Nuk dua ta komunikoj saktësisht kohën se kur do të kthehet Neueri”, ka thënë të premten trajneri Vincent Kompany.
Neueri do të mungojë kundër St. Paulit në ndeshjen që zhvillohet të shtunën nga ora 15:30, e që i takon xhiros së 27-të të Bundesligës.
39-vjeçari Neuer u lëndua në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Leverkusenit, në fitoren 3:0. Ai u lëndua duke festuar.
Neueri është duke u zëvendësuar nga portieri Jonas Urbig, 21-vjeçar.