Sot është edhe shorti për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës. Shorti është prej orës 13:00.
Fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës, Prishtina, në raundin e parë kualifikues takohet me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë, skuadër që është favorite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor nëse e kalon Sheriffin, Prishtina mund të përballet me gjigantin turk Beshiktash. Kundërshtarë tjerë potencialë të Prishtinës në raundin e dytë kualifikues janë Utrechti holandez, Hiberniani skocez dhe fituesi i ndeshjes Spartak Trnava (Sllovaki) – Hacken (Suedi).
Kundërshtaret e Prishtinës nëse eliminohet nga Liga e Evropës
Prishtina do të luante kundër Larnes së Irlandës së Veriut apo Audës së Letonisë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, nëse eliminohet nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Evropës.
Ndeshjen e parë do ta luante në udhëtim.