Më 30 dhjetor të vitit 1986, pra plot 39 vjet më par, Topi i Artë iu nda Igor Belanovit, atëherë futbollist i Bashkimit Sovjetik.
Belanov është ukrainas, ndërsa vlerësohet prej futbollistëve më të mirë të Bashkimit Sovjetik të dikurshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoU bë i famshëm kur e fitoi Topin e Artë, që atëbotë i ndahej lojtarit më të mirë në Evropë.
Belanovi në vitin 1985 iu bashkua Dinamos së Kievit, ndërsa një vit më pas e udhëhoqi skuadrën drejt triumfit në Kupën e Fituesve të Kupave. Në Botërorin e mbajtur po atë vit, shënoi “hat-trick” kundër Belgjikës në një të tetën e finales. Por Bashkimi Sovjetik u eliminua pas vazhdimeve.
Për të kishte interesim nga Italia, por nuk kaloi në këtë vend për shkak të rrethanave të komplikuara në atë periudhë në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1989 u transferua në Gjermani ku luajtur për Borussia Monchengladbachun dhe Eintracht Braunschweigun.
Belanovi u kthye në vëmendje në fillim të vitit 2022, kur mori pushkën dhe iu bashkua forcave që mbronin Ukrainën nga pushtimi rus, shkruan “index.hr”.
Belanovi e kishte fituar Topin e Artë para legjendave si Gary Lineker, Emilio Butragueno e emrave të tjerë të mëdhenj.
Belanov tani është 65-vjeçar.