Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ndryshon lokacioni për ceremoninë “Topi i Artë”

topi  i arte

Ceremonia e “Topit të Artë”, për futbollistët dhe futbollistet më të mirë, nuk do të mbahet këtë vit në vendin tradicional, në Paris. 

Por, do të ketë ndryshim në lokacion. 

Edicioni i sivjetmë i “Topit të Artë” do të organizohet në Londër, më 26 tetor. 

Kështu është bërë e ditur të enjten nga revista “France Football” dhe UEFA, që janë organizatore të kësaj ngjarjeje. 

Ndryshimi i lokacionit për këtë ceremoni është bërë për arsye se “Topi i Artë” e shënon 70-vjetorin. Dhe çmimin e parë e kishte fituar anglezi i famshëm, Stanley Matthews. 

Edhe Fillon edicioni i 69-të i Topit të Artë Futboll 9 muaj më parë Fillon edicioni i 69-të i Topit të Artë

Londra është shtëpia e golashënuesit të jashtëzakonshëm, Harry Kane, dhe ekipit të Arsenalit që e fitoi titullin e parë në Premier League në 22 vjet. 

Arsenali luan në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën ndaj Paris Saint-Germainit, skuadrës që e eliminoi Bayern Munichun e kapitenit të Anglisë, Kanet. 

Kane i realizoi 61 gola në 51 ndeshje për kampionin gjerman, Bayern Munichut. Këtu përfshihen edhe 14 golat që i shënoi në Ligën e Kampionëve. 

Pesë të tjerë, Kane i realizoi për Anglinë në grupin kualifikues për Botëror. 

“Topin e Artë” në Paris vitin e kaluar e fitoi Ousmane Dembele, sulmuesi i PSG-së. 

PSG-ja e fitoi Championsin për herë të parë. 

Dembele i shënoi 19 gola në 39 ndeshje për PSG-në këtë edicion, ndërsa ishte vetëm 11 herë titullar në kampionatin francez. 

Ai i realizoi shtatë gola në Ligën e Kampionëve, para përballjes me Arsenalin. 

Edhe Reali bojkoton sërish ceremoninë e “Topit të Artë” Futboll 9 muaj më parë Reali bojkoton sërish ceremoninë e “Topit të Artë”

Mungoi në pesë prej gjashtë ndeshjeve të Francës në kualifikimet për Botërorin 2026, për shkak të lëndimeve. 

Te futbollistet, “Topin e Artë” në tri edicionet e kaluara e ka fituar Aitana Bonmati e Barcelonës.