Sulmuesi Akileu Ndreca është larguar nga skuadra e Prishtinës.
Prishtina ka njoftuar se për arsye personale të Ndrecas ka ndërprerë bashkëpunimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo24-vjeçari Ndreca më 15 qershor u zyrtarizua te Prishtina. Ai te Prishtina u transferua nga Tirana.
“Prishtina njofton për lirimin e futbollistit Akileu Ndreca, për arsye personale të tij. E falënderojmë Akileun për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij në klub dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës. 24-vjeçari, i cili iu bashkua Prishtinës nga KF Tirana, zhvilloi gjithsej 7 paraqitje në fanellën bardhekaltër: katër ndeshje në garat evropiane dhe tri në Superligën e Kosovës. Faleminderit dhe suksese, Akileu!”, shkruan në njoftimin e Prishtinës.
Qendërsulmuesi në të kaluarën ka luajtur edhe për disa skuadra italiane si Mestre, Ravenna, Clodiense e Montebelluna.