Garë e fortë po zhvillohet në Serie A për pozitat e kreut.
Pas 20 xhirove të luajtura, Interi është lider me 46 pikë. Milani ka tri pikë më pak nëvendin e dytë. Napoli e zë vendin e tretë me 40 pikë.
Në fundjavë skuadrat që po luftojnë për titull të kampionit do të kenë punë të vështirë.
“Nerazurrët” të shtunën nga ora 15:00 luajnë në udhëtim tek Udinese. Ndeshja i takon xhiros së 21-të.
Udinese ka 26 pikë dhe e zë vendin e dhjetë.
Interi nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit. Ka katër fitore dhe një barazim. Udinese në pesë ndeshjet e fundit ka dy barazime, dy humbje dhe një fitore.
Ndeshje të vështirë të shtunën do të ketë edhe kampioni në fuqi i Italisë, Napoli.
Napolitanët nga ora 18:00 e presin Sassuolon. Do të jetë ballafaqim i dy futbollistëve të Kosovës. Te Napoli paraqitet Amir Rrahmani, kurse në portën e Sassuolos është Arijanet Muriq.
Napoli ka bërë gabime së fundi duke regjistruar tri barazime radhazi. Gabimet e kanë lanë pak prapa edhe në garën për titull.
Ndërkohë Milani të dielën nga ora 20:45 e pret Leccen. Lecce ka 17 pikë në vendin e 17-të.