Futboll

Ndërpritet ndeshja në Suedi, tifozi tenton ta godasë kundërshtarin

Suedi

Ndeshja ndërmjet Goteborgut dhe Osterit është ndërprerë, për shkak se një tifoz ka hyrë në fushë dhe ka tentuar ta godas njërin prej lojtarëve kundërshtar.

Ballafaqimi i takoi xhiros së nëntë të elitës së futbollit suedez dhe u ndërpre pas afro një ore lojë.

Gjatë një ndërprerjeje, një tifoz i Goteborgut ka hyrë në fushë dhe ka synuar ta godas lojtarin e Osterit, Sebastian Starke Hedlund. Ai i është shmangur goditjes.

Tifozi është ngjitur në shkallët e stadiumit, por më pas është kapur nga sigurimi.

Lojtarët e ekipit kundërshtar kanë hyrë në dhomat e zhveshjes dhe nuk janë kthyer më.

Osteri ishte në epërsi prej një goli të shënuar në minutën e 58-të.

Arbnor Muçolli është pjesë e Goteborgut, por në këtë ndeshje nuk luajti shkaku i lëndimit.