Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ndër sulmuesit më në formë në Evropë luajnë për Kosovën

Vedat Muriqi

Mediumi zviceran “4-4-2” ka publikuar një shkrim për formën e mirë që po kalojnë dy sulmuesit e Kosovës, Vedat Muriqi te Mallorca në La Liga dhe Fisnik Asllani te Hoffenheimi në Bundesligë.

“Dy nga sulmuesit më në formë në Evropë luajnë për Kosovën”, është titulli i shkrimit të mediumit zviceran, para ndeshjes që Kosova e luan më 26 mars ndaj Sllovakisë në Bratislavë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një fitore do t’i shihte kosovarët të takoheshin ose me Turqinë ose me Rumaninë në finalen e eliminatoreve. Shpresa të mëdha varen te dy sulmuesit në formë të mirë që kanë shkëlqyer në ligat kryesore këtë sezon - Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani”, shkruan “4-4-2” të martën.

Muriqi për shumë vjet ka udhëhequr sulmin e Kosovës. Përkrah Muriqit te Kosova me shumë sukses së fundmi po luan edhe Fisnik Asllani.