Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Napolin e pret derbi me Lazion

Napoli

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, do të ketë ndeshje të vështirë me Lazion të shtunën nga ora 18:00, në kuadër të xhiros së 33-të të Serie A.

Ky ballafaqim do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndërsa pritet të paraqitet kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, pas një kohe të gjatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Napoli është i dyti me 66 pikë, kurse Lazio në mesin e tabelës i ka 45 pikë.

Në Itali, gara për vendet që dërgojnë në Champions është shumë e fortë.

Milani i treti i ka 63 pikë, ndërsa Juventusi i katërti i ka 60 pikë.

Milani udhëton te Verona në ndeshjen e së dielës nga ora 15:00, ndërsa Juventusi e pret Bolognan nga ora 20:45, po të dielën.