Ndonëse iu anuluan dy gola, Udinese ia doli ta fitojë ndeshjen me Napolin.
Të dielën mbrëma, Udinese fitoi 1:0. Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të Serie A. Udineses iu anulua një gol për pozitë jashtë loje dhe një tjetër për faul. Në të dy rastet vendimi u mor pas rishikimit të VAR-it.
Por goli i Jurgen Ekkelenkamp në minutën e 73-të ishte i rregullt. Ai shënoi supergol me goditje nga distanca, pasi fillimisht e shmangu Amir Rrahmanin.
Rrahmani e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Napoli, kurse ishte më i vlerësuari te kampioni italian.
Napoli ka mbetur një pikë prapa Milanit në pjesën e epërme të tabelës. I ka 32 pikë, ndërsa e pësoi humbjen e katërt këtë edicion.
Udinese është në mesin e tabelës me 21 pikë.