Juventusi është njoftuar me disfatën e parë këtë edicion në Serie A.
“Zonja e vjetër” të shtunën mbrëma si mysafir u mposht nga Napoli me rezultatin 2:1 në derbin e xhiros së 22-të të elitës së futbollit italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRandal Kolo Muani në minutën e 43-të shënoi për 1:0 në të mirë të Juventusit.
Frank Anguissa në minutën e 57-të me asistimin e Matteo Politanos i barazoi shifrat.
Goli i fitores u shënua nga Romelu Lukaku në minutën e 69-të.
Belgu ishte i saktë nga pika e bardhë.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e kompletoi ndeshjen te vendësit.
Napoli mbetet lider me 53 pikë.
Juventusi ka 37 pikë në vendin e pestë.