Skuadra e Napolit ka shënuar fitore shumë të vështirë të shtunën dhe e ka ruajtur pozitën e parë në tabelë.
Napoli e mposhti në udhëtim Leccen me rezultatin 1:0 në ndeshjen që i takoi javës së 35-të të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNapolitanët me këtë fitore vazhdojnë ta mbajnë vendin e parë me 77 pikë.
Lecce ka 27 pikë dhe renditet në pozitën e 17-të. Rrezikon rënien nga liga.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro.
Golin e fitores për skuadrën e Antonio Contes e realizoi Giacomo Raspadori në minutën e 24-t.
Napoli iu anulua edhe një gol i Romelu Lukakut në minutën e dytë për shkak të pozitës jashtëloje.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e kompletoi ndeshjen dhe së bashku me Raspadorin ishin më të mirët në fushë.
Te Lecce mesfushori Medon Berisha u inkuadrua nga minuta e 66-të kurse bashkëlojtari i tij, Ylber Ramadani, ishte në bankën e rezervistëve.