Napoli ka mposhtur 2:1 Leccen me përmbysje në xhiron e 29-të në Serie A.
Kampioni u gjend në disavantazh qysh në minutën e tretë. Jamil Siebert kaloi mysafirët në epërsi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e Antonio Contes u kthye në pjesën e dytë. Fillimisht barazoi Rasmus Hojlund në minutën e 47-të, ndërsa për 2:1 shënoi Matteoi Politano 20 minuta më pas.
Te Lecce u paraqit për 90 minuta mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani.
Te Napoli nuk u paraqit kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, për shkak të lëndimit. Te Lecce mungoi si pasojë e lëndimit Medon Berisha.
Napoli është i treti në tabelë me 59 pikë. Interi prin me 68 ndërsa Milani është i dyti me 60.
Lecce ka 27 pikë në pozitën e 16-të.