Futboll

Napoli barazon në ndeshjen ku iu anuluan dy gola

napoli

Napoli ka barazuar në ndeshjen dramatike me Hellas Veronan të mërkurën mbrëma, në xhiron e 19-të të Serie A. 

Ndeshja ku Napolit iu anuluan dy gola në pjesën e dytë në stadiumin “Diego Armando Maradona”, u mbyll 2:2.

Martin Frese dhe Gift Orban shënuan në pjesën e parë për Veronan, kurse McTominay dhe Giovanni Di Lorenzo i shënuan golat e barazimit. 

Rasmus Hojlundit dhe Scott McTominayt iu anuluan golat për prekje me dorë dhe pozitë jashtë loje.

Në golin e anuluar të skocezit McTominay, asistues ishte Amir Rrahmani. 

Napoli tani ka 38 pikë në pozitën e tretë, me një ndeshje më pak të luajtur. 

Verona që po lufton për mbijetesë në këtë edicion ka 13 pikë në 18 ndeshje.