Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, i ishte propozuar skuadrës Nantes në gusht të vitit 2019, shkruan “foot01.com”. Por skuadra franceze kishte refuzuar ta transferonte Zhegrovën, i cili atë kohë ishte i huazuar nga Genku te skuadra e Baselit dhe nuk po luante shumë.
“Pavarësisht cilësive të dukshme teknike të Zhegrovës, drejtuesit e Nantesit zgjodhën të refuzonin këtë profil. Një gabim i tmerrshëm, pasi Zhegrova më pas u transferua për 3 milionë euro në Basel, ku arriti gjëra të mëdha dhe tërhoqi vëmendjen e Lillet që pagoi 7 milionë euro për transferimin e tij në vitin 2022. Tani e ardhmja e tij është më e madhe”, shkruan mediumit francez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZhegrova ishte në mesin e pesë kandidatëve për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Ligue 1 të Francës. Për Zhegrovën është raportuar se interesim kanë shprehur Juventusi dhe klube të tjera në Itali, Spanjë, Gjermani dhe Angli.
Vlera e Zhegrovës në treg është 20 milionë euro. Për Lillen në 46 ndeshje, Zhegrova ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar nëntë herë.