Përzgjedhësi i Gjermanisë në futboll, Julian Nagelsmann, tha të hënën se e rëndësishme është të fitohen dy ndeshjet e mbetura kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Gjermania luan të premten kundër Luksemburgut, kurse tri ditë më pas e pret Sllovakinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk na lejohet të dështojmë. Gjëja e rëndësishme është të fitojmë dy ndeshjet e fundit, të marrim gjashtë pikë dhe të kualifikohemi për Kupën e Botës”, ka thënë Nagelsmann në konferencë për media.
Gjermania e Sllovakia kanë nga nëntë pikë, kurse në vendin e tretë është Irlanda e Veriut me gjashtë pikë. Luksemburgu është pa pikë në vendin e fundit.