Qëkur u huazua te Wili në kategorinë e dytë të futbollit zviceran nga St. Galleni i Superligës së Zvicrës, portieri shqiptar Gentrit Muslija ka bërë paraqitje shumë të mira.
Muslija, 19-vjeçari i gjatë 186 centimetra, është në listën e 10 portierëve më të mirë të grupmoshës U20, e që nuk luajnë në ndonjërën prej top-pesë ligave evropiane.
Kështu e ka vlerësuar Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES).
Edhe skuadra e Wilit është e kënaqur me zhvillimin e Muslijës, që ka paraqitje me të gjitha grupmoshat e Zvicrës, prej U16 deri në U21.
Muslija e ka mbajtur portën e paprekur në gjashtë ndeshje të këtij edicioni, ndërsa në 20 ndeshje të luajtura në total ka pranuar 31 gola.
19-vjeçari është zhvilluar si futbollist te St. Galleni, aty ku do të kthehet në verën e vitit të ardhshëm pasi i përfundon huazimi.