Florent Muslija e ka vazhduar formën e mirë me skuadrën e Fortuna Dusseldorfit në Gjermani.
Të shtunën në ndeshjen e xhiros së tretë të kategorisë së dytë të futbollit gjerman, Muslija e realizoi golin e fitores për Dusseldorfin që e mposhti Paderbornin në udhëtim, 2:1.
Golin për 2:0 ndaj ish-skuadrës së tij, Muslija e realizoi në minutën e 42-të.
Mesfushori i Kosovës luajti deri në minutën e 94-t.
Muslija një gol e një asistim e pati në fitoren 4:2 të Dusseldorfit në udhëtim te Schëeinfurti, në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë.