Florent Muslija ka pësuar lëndim serioz të premten mbrëma.
Në ndeshjen që Fortuna Dusseldorfi e humbi në shtëpi 2:1 nga Holstein Kieli, Muslija luajti deri në minutën e 65-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bild” ka raportuar të premten se tre yje të Dusseldorfit janë larguar nga loja të lënduar. Në mesin e tyre ishte edhe ylli i Kosovës, Muslija.
“Ylli Muslija në lot po e shtrëngonte gjurin e këmbës së djathtë, dhe në skenarin më të keq, ai mund të jetë jashtë fushës deri në fund të sezonit”, ka shkruar “Bild”.
Ndeshja i takoi xhiros së 29-të të Bundesliga 2.
Dusseldorfi është i 13-ti me 31 pikë dhe po lufton për mbetje në elitë.